Djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj, Çeku: Ky është krim, objekti do të restaurohet

Djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj, Çeku: Ky është krim, objekti do të restaurohet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka quajtur sot krim përfshirjen nga zjarri të objektit të gjimnazit të vjetër në Ferizaj.

Ai ka potencuar se Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet.


“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta.”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ministri ka shtuar se metodat e “porositë mafioze nuk na ndalojnë”.

Ndryshe, lajmin për përfshirjen nga zjarri të objektit të shkollës së vjetër në Ferizaj e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka potencuar se përveç dëmeve, nuk është raportuar për të lënduar./KosovaPress

May be an image of outdoors

Lexo edhe

Video