Djali i Ukshin Hotit me postim prekës: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje

Djali i Ukshin Hotit me postim prekës: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje

Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini që është deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një foto sa ishte bebe në prehër të babait të tij me një përshkrim emocionues.

Ai ka thënë se nuk arriti të marrë përkujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit.

Ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit.

Ky është postimi i deputetit Hoti:

“Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”

Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë!


Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves!

Edhe nëse dikush do t’donte t’na zbeh forcen për mbajtjen e shpresës që një ditë do t’dihet fati i tij, e kan gabim! Ajo shpresë nuk do t’shuhet sa t’kemi jetë.

Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë!

As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit.

FALEMINDERIT!

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: