Djali i Hysni Gucatit: S’po na lejojnë ta shohim babain se gjoja nuk kemi mjete financiare

Tash 11 muaj familjarët e Hysni Gucatit dhe të tjerëve të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë ata.  Organizata e Veteranëve të Luftës po thotë se ky refuzim është tendencioz dhe se janë të informuar se vetëm vajza e Jakup Krasniqit ka pasur mundësi të vizitojë babain e saj në Hagë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK në një konferencë të jashtëzakonshme tha se po dëshmohet se Gjykata Speciale në Hagë nuk është e Kosovës.


“I është refuzuar familjes së Hysniut vizita. Si OVL-UÇK ne kemi shfaqur më parë padrejtësitë nga kjo gjykatë. E kanë dërguar një gjykatë e cila ia mohuan të drejtat e njeriut familjarëve. Po dëshmohet se kjo gjykatë nuk është e Kosovës. Me mos lirimin e vizitave duke u thirr më çështje financiare, shkelën të drejtat e njeriut familjarëve të cilët kanë të drejtë të vizitojnë familjarët në Hagë. Hysniun dhe të tjerët i kanë arrestuar dhe i kanë dërgu në Hagë pa letërnjoftim”, është shprehur Klinaku.

Djali i Hysni Gucatit, Musliu tha se autoritetet holandeze nuk po lejojnë të  shkojnë në vizitë,  ndërsa qendra e paraburgimit në Hagë nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

“Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj ka garantuar për heqjen e të gjitha shpenzimeve.  Familjarët që kanë pasur të shkojnë në Hagë janë vaksinuar me kohë. Është diçka diskriminuese se gjoja që nuk kemi mjete financiare. Po na privojnë nga e drejta që ta shohim babën tonë”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Video

error: