Ditët e Tokës, Osmani bën thirrje për mbrojtje të mjedisit
Lexohet për: 1 min.
osmani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një strukturë e papërfunduar e lojërave, e krijuar nga riciklimet dhe rindërtuar nga njësitë njëpërdorimshe plastike, është prezantuar me qëllim të promovimit të mjedisit pa mbeturina.

Kjo është bërë në shënimin e Ditëve të Tokës, organizim ky në të cilin ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

"Në disa hulumtime qe janë bërë ka rezultuar qe problemet më të mëdha janë me trajtimin e mbeturinave, ngrohjen globale dhe ndotjen e ujit. Ashtu siç nuk njohin kufi ndryshimet klimatike, ashtu shtrihen përtej kufijve. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien në tokë", ka thënë Osmani.

https://kosovapress.com/admin/kurti-rreth-2-milione-euro-mbeshtetje-per-komunat-ne-mbrojtje-te-natyres/

Ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se janë të hendikepuar nga fondet e Kombeve të Bashkuara.

"Vendi ynë tashmë pavarësisht që po arrin të realizojë politikat drejt zhvillimit të qëndrueshëm, nuk kemi qasje në Kombet e Bashkuara gjë që na hendikepon", ka shtuar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025