Dita Olimpike mbyllet me aktivitete të shumta sportive në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Është mbyllur me disa aktivitete sportive Dita Olimpike 2021 nën organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky ishte edicioni i 10-të i organizimit të Ditës Olimpike i cili përveç Prishtinës u organizua edhe në 15 komuna të tjera në të gjithë vendin.

Në mbyllje të kësaj ngjarje në “Fadil Vokrri” morën pjesë 300 nxënës të cilët bënë gara në vrapim, hedhje të topit prapa, kërcim së gjati, kërcim me pengesa e të tjera.


Në mbyllje të këtij aktiviteti, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi tha se ky aktivitet duhet të shërbejë si një pikënisje për të rinjtë drejt sukseseve në gara ndërkombëtare.

“Kjo ditë, ky aktivitet është tradicional nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, gjithashtu edhe Kosova për të 10-tën herë e organizon këtë ditë të rëndësishme olimpike ku është një motivim shumë i madh për të gjithë fëmijët tonë, për të gjithë të rinjtë tonë. Shpresoj që nga ky aktivitet që i shoh këta fëmijë të bukur këtu në të ardhmen të kemi garues të cilët do të marrin pjesë nëpër gara të ndryshme ndërkombëtare dhe të na bëjnë krenarë neve dhe të gjithë Kosovën duke arritur rezultatet e tyre kulminante ashtu siç e bëri legjendarja jonë Majlinda Kelmendi, Herolind Nishevci, Akilit, Fortesa Orana e shumë e shumë sportistë të tjerë që vërtetë na e zdritën fytyrën nëpër shimë sporte të tjera.”, tha Krasniqi.

Ndërsa zyrtari për sport në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica tha se sporti nuk është vetëm profesion por edhe shëndet dhe antikrim andaj ky entuziazëm i fëmijëve për aktivitet sportiv nuk duhet të ndalet

“Do të mundohem të jem i shkurtër në kohë për shkak se nuk dua ta ndal këtë entuziazëm të fëmijëve,, këtë entuziazëm që ju po e shfaqni për të performua sot e që unë shpresoj që të mos e ndaloni këtë performim, të mos e ndaloni entuziazmin për një kohë të gjatë të tregoni dëshirën për tu marr me sport sepse sporti nuk është vetëm profesion, është shëndet dhe është antikrim.”, tha Mushica.

Lexo edhe

Video

error: