Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Derisa sot në shënohet Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës, temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi meteorologjik britanik.

Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës.

Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris që udhëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i rishikojnë strategjitë për energjinë mund të jetë edhe pjesë qenësore e angazhimit të këtyre shteteve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja nuk është nënshkruar nga Kosova për shkak të statusit që ajo mban në raport me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, mirëpo është e paraparë që edhe Kosova të bëjë ndryshime në raport me planin energjetik për mbrojtjen e ambientit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024