Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin ditë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.

KON dhe OKB kanë angazhime afatgjate për të përdorur sportin si mjet për ndryshime sociale dhe vazhdojnë të punojnë së bashku në shumë projekte.

Të dy organizatat i kanë shfrytëzuar ngjarjet e sportit siç janë Lojërat Olimpike për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.         

6 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.

Në këtë ditë, liderët sportiv botërorë e kombëtar, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024