Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është Dita Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit. Tema e shënimit të kësaj dite sivjet është “Mbrojtja e Shtresës së Ozonit: Misioni Vazhdon”.

Si rezultat i masave të marra nga Protokolli i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal. Pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050.

“Veprimet e përbashkëta kanë parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës”, shkruhente në mesazhin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në shënim të ditës së sotme.

Më 1994 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 - 40 km mbi sipërfaqen e tokës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024