Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Qeveria nuk po na njeh

Në ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.

Në një intervistë për KosovaPress, Kaçaniku ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit të qytetarit, ndërsa konsumatorët kërkojnë të merren me burimin e falimentimit dhe krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim.

“Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit9të qytetarëve) ndërsa ne kërkojmë të merret me burimin e falimentimit të krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim. Nuk po dëgjohemi nuk po e dimë arsyen por aty ku nuk ka komunikim, pra ne nuk komunikojmë, komunikojmë përmes shtypit por kontakte të drejtpërdrejta as të bashkëpunimit as të mos bashkëpunimit nuk kemi dhe kjo nuk është aspak e mirë… Partitë politike janë në konflikt interesi, ato financohen jashtëligjshëm. Me ligj të jashtëligjshëm e kanë miratuar të financuar nga buxheti të cilin ne e gjenerojmë por pa na pyetur neve palën e interesit. Problemi është se partia politike duhet të financohet nga anëtarësia nëse janë të mirë, të aftë, të zotë, atëherë anëtarësia do ti përkrahë”, theksoi ai.

Ai shtoi që Qeveria nuk po e njeh konsumatorin. Ndërkaq shprehet se ligji për të drejtën e konsumatorit nuk është dashur të merret pa një miratim të opinionit publik.

Ai tha se edhe pas kërkesave adresuar qeverisë për një bashkëpunim mes tyre në të mirë të konsumatorit, nuk ka ende një gjë të tillë. Derisa shtoi se kjo kërkesë ishte bërë për t’i informuar dhe vetëdijësuar konsumatorët në lidhje me produktet.


E sa i përket kontrollit të produkteve në doganë, ai tha se jo çdo produkt mund të kontrollohet, derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.

Ndër të tjera ai shtoi se zbatueshmëria e ligjeve mbetet e njëjta ku ka qenë para ca vitesh. Ndërkaq sipas tij 40% është zbatueshmëria e ligjit në Kosovë.

Kujtojmë se : Më 15 mars 1962, presidenti amerikan John F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.

Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Kosova ka Ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit, i cila është miratuar në qershor të vitit 2004. Ky ligj përfshin të drejtën e informimit, sigurisë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Qeveria nuk po na njeh Qytetarët mezi ia dalin me çmimet e larta, opozita fajëson pushtetin, pozita: Po abuzohet Më shumë gra në biznes në Shqipëri, ekspertët: Duhet mbështetje për sipërmarrjet […]

Komentet janë të mbyllura.