Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me moton "Planeti Kundër Plastikës", synohet largimi i plastikës dhe riciklimi i saj. Me këtë rast në qendër të Prishtinës te kampusi i "Universitetit të Prishtinës" , është vendosur "Muri apo Premtimi i Prirët" strukturë e përbërë nga qese të plastikës dhe materiale tjera të ricikluara e cila do të finalizohet për katër javët e ardhshme me punime premtuese dhe mesazhe inkurajuese të shkruara nga fëmijët.
Përmes këtyre punimeve artistike ky "Mur" do të reflektojë në ndërgjegjësimin e njerëzve ndaj mjedisit. Kjo ditë i bënë thirrje institucioneve shtetërore për të zvogëluar prodhimin e plastikes në botë. Me këtë rast, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se plastika po i zë frymën gjithë planetit dhe në Kosovë situata nuk është fare e mirë sidomos gjatë kohës së vërshimeve.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se në të gjitha shkollat dhe çerdhet që po ndërtojnë, parimi bazë i infrastrukturës është krijimi i ambienteve të gjelbëruara.
Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se si ministri kanë shënuar rënien e rasteve të dëmtimeve të hapësirave pyllëzuese.
Kjo nismë u realizua në kuadër të Ditëve të Tokës në Kosovë, qe implementohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI).
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...