Dita e titujve, ndeshje tejet interesante në Premier Ligë e Serie A – foto

Dita e titujve, ndeshje tejet interesante në Premier Ligë e Serie A – foto

Sot do të jetë një ditë tejet interesante për të gjithë futbolldashësit, ku në Premier Ligë dhe Serie A dita e sotme do ta vendos edhe titullin e kampionit.

Në kuadër të Premier Ligës do të zhvillohen gjithsej 10 ndeshje, por fokusi do të jetë në stadiumet “Etihad” dhe “Anfield Road”, ku Manchester City pret në shtëpi Aston Villan, kurse Liverpooli synon me çdo kusht fitoren kundër Wolves.

Liverpoolin e Cityn i ndajnë vetëm një pikë në tabelë, ku skuadra e Guardiolas zë vendin e parë me 90 pikë, krahas Liverpoolit që renditet në vendin e dytë me 89 pikë.


Në anën tjetër, në Serie A, Interi dhe Milani do të vazhdojnë kokë më kokë luftën për titull, ku “Rossonerët” janë mysafirë të Sassuolos, kurse “Nerazzurët” vendas kundër Sampdorias.

Tabelën e ligës italiane e kryeson Milani me 83 pikë, dy sosh më shumë se Interi në vendin e dytë, dhe ndeshjet e sotme do ta përcaktojnë se cili do të jetë kampioni i këtij sezoni.

Programin e plotë të Premier Ligës dhe Serie A e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video