Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

Dhjetëra qytetarë protestuan sot para Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve në Shqipëri.

Veç kryeqytetit, protestat paqësore vijojnë edhe në qytete të tjera të vendit.

Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria nuk është masa e duhur sipas protestuesve, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.


Çdo ditë jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.

Dy ditë më parë, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve vendosi që çmimi i naftës të  shkonte 217 lekë për litër./tch

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.