Me rastin e Ditës së Forcës, presidentja Vjosa Osmani ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës duke thënë se ajo është gardiane e paqes dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë.
“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pa kompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të kësaj dite kanë organizuar "Ditën e hapur", ku qytetarët kanë pasur mundësi t'i shohin pajisjet dhe armatimet e Forcës së Kosovës në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.