Dita e Flamurit sjell miqësoren mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës

Dita e Flamurit sjell miqësoren mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, është organizuar miqësorja mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, e cila do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 11:30 në stadiumin “Olympic Park” të Durrësit.

Listën e lojtarëve të ftuar e përbëjnë emra të cilët kanë bërë histori në fanellën kuqezi, dhe që kanë luajtur së bashku në Kombëtaren shqiptare, përcjell KosovaPress.

Në stolin e trajnerit te Shqipëria do të jetë ish-futbollisti i njohur Sulejman Mema, ndërsa lojtarët të cilët do t’i ketë në dispozicion për këtë miqësore janë Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola dhe Migen Memelli.


Në fund të këtij takimi do të dorëzohet trofeu simbolik për kombëtaren triumfuese, ndërsa kjo do të jetë miqësorja e tretë në këtë vit mes veteranëve të dy palëve.

Miqësorja e parë u zhvillua në 16 shkurt të vitit 2021 në Prishtinë për nder të Pavarësisë së Kosovës, kurse miqësorja e dytë u zhvillua më 23 korrik të këtij viti po ashtu në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

28 nëntor, 11:30 Shqipëria (veteranët) – Kosova (veteranët) (Stadiumi Olympic Park)

Lexo edhe

Video

error: