Komuna e Deçanit ka përmbyllur me Festivalin gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” aktivitetet e shumta me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit.
Kryetari Bashkim Ramosaj ka falënderuar ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh kreun e AAK-së Ramush Haradinaj për rolin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës. Ai njëherësh i ka bërë thirrje nivelit qendror të punojë më shumë për forcimin e shtet-ndërtimit të vendit.Aktivitetet për nder të 16 Qershorit, datë kjo ku përkujtohet hyrja e trupave të UÇK-së në Deçanin e lirë dhe nderohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit nga kjo komunë, kanë nisur me ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në qendër të qytetit, për të vazhduar me mbjelljen e “Pemës së lirisë.”
Kuvendi Komunal i Deçanit në një seancë solemne ka nderuar me çmimin “Qytetar nderi” Mentor Petrelën, njëri ndër 100 kirurgët më të mirë në botë.
Manifestimi i madh festiv me moton “25 vjet liri” është mbajtur në hapësirat e Qendrës Rinore në Podin e Gështenjave, me këngëtarët Melinda Ademi, Gold Ag, Lumbardh Salihu, Lek Komoni, Lorent Mataj, Luiz Ejlli e Loni Haklaj, për të vazhduar në mbrëmje me festivalin madhështor “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.