Dita botërore e qenve endacakë

Dita botërore e qenve endacakë

Sot është Dita botërore e qenve endacakë.

Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë.

Ato ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.


Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve, si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat, shkruan KosovaPress.

Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.

Dita botërore e qenve endacakë ka filluar të shënohet nga viti 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, por më vonë kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.

Lexo edhe

Video