Dita Botërore e Miqësisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.

Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderoni miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.

30 korriku është zgjedhur si datë nga OKB. Më 30 korrik të vitit 1958 ishte propozuar Dita Botërore e Miqësisë.

Fillimisht kjo ditë ishte përdorur për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre. Por, avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjellUR një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.    

Pavarësisht se atëherë komercializmi kishte nisur ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten traditë popullore. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024