Dita Botërore e Mësuesit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

7 marsi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme.

Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua më 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s mbi statusin e mësuesve që  është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.

Tema e kësaj dite për 2024  është "Vlerësimi i zërave të mësuesve: drejt një kontrate të re sociale për arsimin", e cila na kujton pasionin që mësuesit sjellin në profesionin e tyre çdo ditë, duke bërë gjithçka që duhet për të ndikuar pozitivisht në jetën e nxënësve të tyre.

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024