Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Botërorin e Xhudos

Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Botërorin e Xhudos

Distria Krasniqi nuk ka arritur që të sigurojë medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja kosovare pësoi disfatë në luftën për medalje të bronztë përmes repeisazhit, ndërsa në gjysmëfiale u mposht nga kampionia e shumëfishtë japoneze Uta Abe, raporton KosovaPress.


Kjo është njëra nga rastet e rralla kur Distria mbetet pa medalje kur dihet se ajo ka sjellë në Kosovë medalje të arta nga kampionate të ndryshme evropiane dhe botërore.

Ndërkohë sot në këtë Botëror u ndal edhe Erza Muminoviq e cila pësoi disfatë që në luftën e parë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.