Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e artë në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Në finalen e madhe, Krasniqi mposhtu rivalen nga Kroacia, Ana Viktorija, raporton KosovaPress.
Kjo është medalje e parë për Kosovën në këto lojëra të këtij edicioni.