Distria Krasniqi e artë, Çeku: Krenari dhe emocion i madh

Distria Krasniqi e artë, Çeku: Krenari dhe emocion i madh

Për suksesin e madh të Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në sportin e xhudos, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Ai përmes një shkrimi më “Facebook” ka thënë se ky moment përbën një emocion dhe krenari të madhe, përcjellë KosovaPress.


“Xhudistja jonë Distria Krasniqi përsëri e artë. Krenari dhe emocion i madh, një paraqitje fantastike e saj në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Faleminderit Distrias por dhe të gjithë sportistëve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara.

Me punën dhe përkushtimin tuaj jeni shndërruar në frymëzim për të rinjtë e për të gjithë ne

Lexo edhe

Video