Diskutohet për fuqizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Diskutohet për fuqizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, sot priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe shefen e Departamentit Ekonomik, Daniela De Giorgi.


Gjatë këtij takimi, siç u bë e ditur, u diskutua rreth rritjes dhe fuqizimit ekonomik në mes të dy vendeve, me qëllim të rrijes së eksportit dhe shkëmbimit tregtar.

Palët u dakorduan që së bashku të kontribuojnë në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë këtu forume ekonomike, konferenca e takime B2B për të ndërlidhur ndërmarrësit dhe krijimin e mardhënieve tregtare.

Lexo edhe

Video