Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Diskualifikohet Kuka, lufton për medaljen e bronztë

Diskualifikohet Kuka, lufton për medaljen e bronztë

Xhudistja Loriana Kuka do të luftojë që të sjellë medaljen e katërt për Kosovën, në kuadër të Mastersit të xhudos që është duke u mbajtur në Doha të Katarit.

Kuka pësoi në çerekfinale nga kampionia e botës 2018, respektivisht xhudistja japoneze Shori Hamada, kurse në repesazh triumfoi kundër Kaliema Antomarchi të Kubës, në kategorinë -78 kg, përcjell KosovaPress.


Në luftën për medalje të bronztë, Loriana do të përballet me Natalie Powell të Britanisë së Madhe.

Xhudistja kosovare në raundin e parë dhe të dytë arriti të eliminonte Myriam Sarah Mazouz të Gabonit dhe Audrey Tcheumeo të Francës, e cila njëkohësisht është edhe nënkampione olimpike Rio 2016.

Ekipi i xhudos të Kosovës deri më tani ka fituar tri medalje nga Mastersi i Doha, një të artë dhe dy të bronzta.

Lexo edhe

Video

error: