Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

Diskriminim edhe në përdorimin  e simboleve  Kombëtare

Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare. Shumë qytetarë të  kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kan përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë.

Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve. Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare,  është  shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve  në këtë Krahinë, përkundër që  më datën  1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur  Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur,është e diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë,  në informim, në investime të zhvillimin ekonomik.


Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe  Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore  ende nuk është kthyer në vendin e vetë.

Në këtë Krahinë mungon  një Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk  pranohen   diplomat e  Republikës së Kosovës. 

Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, është e diskriminuar, pasi  kjo Krahinë është Rajoni më  i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. 

Lexo edhe

Video