Disa zona në Prishtinë mbesin pa furnizim me ujë

Disa zona në Prishtinë mbesin pa furnizim me ujë

Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijes, kjo meqë  Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU” Prishtina do të intervenoj në rrjet.


“KRU” Prishtina ka njoftuar se si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin: Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave.

“Ju njoftojmë për zonat që do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00-17:00. Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një pusetë ( në ujëmatës zonal)  në lagjen” Tophane ” në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin: Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe gjithçka po realizohet në përmirësim të shërbimeve infrastrukturës ujore”, thueht në komunikatën për medie nga kjo kompani.

Lexo edhe

Video