Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Maqedoni të Veriut, ku po intervenohet me aeroplan dhe helikopterë për shuarjen e zjarrit, i cili mund të vazhdojë në drejtim të Kumanovës.
“Në njërin drejtim vepron aeroplani i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim dhe në drejtimin tjetër që është prapa meje, veprojnë dy helikopterë të policisë, me precizitet të madh të hedhjes së ujit por përsëri nuk arritëm të vendosim kontroll…. Do të mundohemi këtu në këtë rrugë ta ndërpresim që të mos vazhdojë më lart, pasi mund të vazhdojë të shpërndahet në drejtim të Kumanovës dhe mund të merr dimensione akoma më të mëdha,” tha Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës Për Menaxhim me Krizat.
“Punonjësit e NKP ,,Ambienti” sot kanë inspektuar vendin e përfshirë nga zjarri i ditës së djeshme. Është konstatuar se për momentin nuk ka zjarre aktive që mund të paraqesin rrezik për banorët. Gjatë ditës së sotshme kjo pjesë do të vazhdojë të mbahet nën vëzhgim nga punonjësit e NPK ,,Ambienti” -Haraçinë,” thuhet nga Komuna e Haraçinës.
Flakët që gjatë ditës së djeshme përfshinë këtë territor kanë djegur më shumë se 200 hektarë prej të cilave 30 hektarë kanë qenë të mbuluara me pisha kualitativ.
Ai thotë se për shuarjen e zjarrit në Haraçinë është punuar gjatë gjithë natës së kaluar nga zjarrfikës dhe banorë. /alsat.mk/