Disa pjesë të Prishtinës sërish mbesin pa ujë, dëmtohet arteria kryesore e furnizimit nga Badoci

Disa pjesë të Prishtinës sërish mbesin pa ujë, dëmtohet arteria kryesore e furnizimit nga Badoci

Sërish disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë. Kjo pasi që është dëmtuar linja Badoc Prishtinë, e cila linjë është arteria kryesore e furnizimit të qytetit me ujë.


Kjo linjë, sic trgojnë nga Ujësjellësi Rajonal “KRU” Prishtina, përfshinë degëzimin fillestar për Graçanicë, pastaj Hajvali, Veternikun, Prishtinë me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe një pjesë të Aktashit.

“Të nderuar konsumatorë, me shumë keqardhje ju njoftojmë se duke provuar të mbajmë kapacitetet maksimale në furnizim, me qëllim të furnizimit të pikave të larta, mbëmë rreth orës 24:00 , kemi pasë dëmtim të linjës TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm. Për fat të keq kjo linjë është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë në degëzimin fillestar për Gracanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit  së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.  Ju kuptojmë për shqetësimin që keni, por ju lutem na kuptoni edhe ju neve pasi që po bëjmë çmos që ju mos të ndjeni mungesën e ujit në këtë kohë pandemie. Ju falënderojmë dhe kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo edhe

Video

error: