Disa pjesë të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

Disa pjesë të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Ujësjellësi thotë se, intervenimi në vazhdimin e riparimit  të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.

Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:


Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin:  Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.

Lexo edhe

Video

error: