Disa nga shenjat e COVID-it afatgjatë te gratë mund të shkaktohen nga menopauza

Disa nga shenjat e COVID-it afatgjatë te gratë mund të shkaktohen nga menopauza

Gratë e diagnostikuara me COVID të gjatë mund të jenë në fakt duke kaluar nëpër menopauzë. Një ekip studiuesish panë mbivendosjen e shenjave paralajmëruese të koronavirusit gjatë dhe menopauzës.

Çfarë është COVID-i afatgjatë dhe cilat janë simptomat e njohura?

Menopauza është një pjesë e natyrshme e jetës që zakonisht ndodh midis moshës 45 dhe 55-vjeç, kur nivelet e estrogjenit bien dhe shkaktojn simptoma të ndryshme. Tani, ekspertët paralajmërojnë se gratë me COVID afatgjatë mund të kalojnë në të vërtetë këtë ndryshim të lidhur me hormonet.

Disa nga simptomat e zakonshme që raportuan njerëzit me COVID afatgjatë janë lodhja e qëndrueshme, problemet me gjumin dhe mjegulla në tru.

Sidoqoftë, studiuesit nga universitetet e Mançesterit dhe Warwick mendojnë se disa nga shenjat treguese të COVID-it afatgjatë mund të shkaktohen në të vërtetë nga menopauza.

COVID-i afatgjatë prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe ato të moshës 50 deri në 69-vjeç, sipas shifrave.

Në një artikull akademik, studiuesit shprehën se simptomat e gjata të COVID kishin një “mbivendosje të konsiderueshme” me menopauzën.

Komenti i bazuar në kërkimin shkencor të botuar në The Lancet Regional Health është prodhuar nga Stuart Stewart, një ekspert i shëndetit të popullsisë në Universitetin e Mançesterit.


Bashkautorët përfshinin Louise Newson, një specialiste e menopauzës në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Shëndetësore dhe Lawrence Young, një virolog nga Shkolla Mjekësore e Warwick.

“Shumë simptoma të COVID-it afatgjatë kanë një mbivendosje të konsiderueshme me permenopauzën dhe menopauzën, të cilat të dyja prekin gratë e të gjitha moshave. Dështimi për të njohur këtë mbivendosje humbet një mundësi për të trajtuar shumë simptoma dobësuese që ndikojnë si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Por edhe për të reduktuar rrezikun e disa femrave nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, osteoporoza, obeziteti dhe mundësisht çmenduria.  Të gjitha këto rriten pas menopauzës,” tha ekipi.

Akademikët deklaruan se prevalenca më e lartë e COVID-it afatgjatë te gratë nën 50-vjeç është një “e dhënë e rëndësishme dhe mbështetëse” sepse mosha mesatare e menopauzës natyrale është 51-vjeç.

“Shumë simptoma të Covid-it të gjatë (lodhje, dhimbje muskujsh, palpitacione, dëmtime njohëse, shqetësime të gjumit) kanë një mbivendosje të konsiderueshme me perimenopauzën dhe menopauzën. Të dyja të cilat mund të prekin gratë e të gjitha moshave,” tha ekipi.

Akademikët theksuan se roli i hormoneve seksuale në infeksionin COVID-19 sapo ka filluar të shfaqet tani.

Një studim i fundit tregon ndryshime klinike dhe imunologjike midis gjinive në infeksionin akut COVID-19. Ky studim zbuloi se gratë kishin vdekshmëri më të ulët, nivele më të ulëta të inflamacionit, numër më të lartë të limfociteve dhe përgjigje më të shpejta të antitrupave në krahasim me burrat.

Studiuesit, duke parë lidhjen midis COVID-it dhe menopauzës, theksojnë se klinikat e COVID-it afatgjatë duhet të marrin trajnime për kujdesin ndaj menopauzës dhe të kryejnë ekzaminime për diagnozën.

“Gratë në menopauzë mund të diagnostikohen menjëherë dhe t’u ofrohet trajtimi i duhur. Dështimi për të eksploruar rrezikun dhe rezultatet specifike të gjinive te COVID-19 është jo etik dhe i lidhur me disa rreziqe”, shtoi ekipi.

Lexo edhe

Video

error: