Tri pasaportat më të fuqishme në botë në raportin e kësaj jave të Indeksit të Pasaportave Henley i përkasin vendeve shtetësia e të cilave është më e vështira për t'u marrë, por janë edhe më të kërkuarat për shkak të lehtësisë së udhëtimit dhe qasjes së papenguar që u mundëson mbajtësve të pothuajse 200 destinacione në mbarë botën
Henley Passport Index përpilon çdo vit një renditje të pasaportave sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit mund të vizitojnë pa vizë. Sipas renditjes së këtij viti, pasaporta më e fuqishme në botë i përket Singaporit.Pesë vende ndajnë vendin e dytë. Mes tyre është edhe Japonia, shtetësia e së cilës, sipas të dhënave të Shërbimeve Globale të Imigracionit, është ndër më të vështirat për t'u marrë, sipas Forbes.
Ata që dëshirojnë të bëhen shtetas japonezë duhet të jetojnë atje për pesë vjet përpara se të bëhen kandidat, si dhe të kalojnë një test të gjuhës japoneze, të provojnë se mund të fitojnë jetesën dhe të heqin dorë nga çdo shtetësi që kanë tashmë. Ky proces mund të zgjasë disa vite, edhe pasi të jenë plotësuar kushtet.
Austria kërkon dhjetë vjet jetë në vend ose pesë vjet martesë me një shtetas, duke kaluar një test gjuhësor dhe duke hequr dorë nga shtetësitë e tjera. Ekziston edhe mundësia e nënshtetësisë përmes investimeve, e cila mundëson aplikime për ata që kanë bërë investime të konsiderueshme ekonomike në vend.
Procesi në Finlandë mund të zgjasë vite pas përmbushjes së kërkesave, të cilat përfshijnë aftësi të shkëlqyera të gjuhës finlandeze ose suedeze, pesë vjet jetesë në vend, një rekord të pastër tatimor dhe dëshmi të stabilitetit financiar.
1. Singapori
2. Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Spanja
4. Britania e Madhe, Danimarka, Belgjika, Norvegjia, Zelanda e Re, Zvicra
5. Portugalia, Australia