Disa lagje pa ujë në Prishtinë

Disa lagje pa ujë në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të punimeve të kontraktorit në rrugën ” Ukshin Kovaqica” , i cili po kryen punimet për sistemin e ngrohjes në lagjen Mati, janë shkaktuar tri defekte në linjën e furnizimit me ujë për këtë lagje.

KRU ” Prishtina”, thotë se si pasojë pa furnizim me ujë janë rruga B deri te Royal Mall, rruga “Muharrem Fejza”, një pjesë, si dhe rruga “Holger Petersen” në drejtim të Prishtina e re.


Si pasojë e kontraktorëve të tillë tërësisht të papërgjegjshëm jemi duke u përballë me probleme të tilla ku më shumë se çdokujt po u krijon vështirësi konsumatorëve të KRU” Prishtina” sh.a.

U kërkojmë ndjesë konsumatorëve të zonës, me theks të veçantë rrugës ” Muharrem Fejza” të cilëve po u shfaqen probleme të natyrave të tilla, krejtësisht nga puna e papërgjegjshme e kontraktorëve të institucioneve të tjera.

Lexo edhe

Video