Disa kompani ajrore akuzojnë Ministrinë e Infrastrukturës se ka shkelur ligjin

Disa kompani ajrore akuzojnë Ministrinë e Infrastrukturës se ka shkelur ligjin

Kompania ajrore Reisebüro Prishtina po pretendon se Ministria e Infrastrukturës e ka shkelur ligjin kur brenda ditës ia ka revokuar lejen për fluturime të një aeroplani.

Në një konferencë për media mbajtur në këtë kompani është thënë se Ministria e Infrastrukturës më 7 shkurt ka lëshuar leje fluturimi për ‘Air Mediterranee’ e cila po të njëjtën ditë rreth orës 22:00 të mbrëmjes e ka revokuar këtë leje për fluturime.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë me këtë   konsiderohet se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të dispozitave ligjore.

Ata kanë deklaruar se do të ngritin edhe kallëzim penal për shkelje ligjore që pretendohet se i ka bërë në këtë rast Ministria e Infrastrukturës. Sipas avokatit të angazhuar nga këto kompani  Alban Maloku Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të dispozitave ligjore të aviacionit civil për shkak se brenda një dite ka lëshuar leje për fluturim dhe po të njëjtën ditë e ka revokuar.

Maloku tha se janë përgatitur për parashtrimin e kallëzimit penal ndaj zyrtarëve kompetent të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare të cilën e kanë ushtruar.

 

Sipas tij edhe lajmet që janë publikuar nëpër disa media lidhur me ‘mashtrimin e këtyre kompanive’, janë sponsorizuar nga disa kompani brenda territorit të Kosovës të cilët sipas tij pretendojnë të ushtrojnë monopol përmes shpifjeve.

Për krejt këto Maloku paralajmëron padi dhe kërkesë për kundërshpërbllim të dëmit që është shkaktuar. Drejtor i kompanisë Reisebüro Prishtina, Gafurr Aliu, deklaroi se, Ministria e Infrastrukturës nuk po i përgjigjet kompanisë për t’i dhënë sqarime  rreth revokimit të linjës ajrore.

Edhe Aliu pretednon se krejt kjo është bërë për shkak të konkurrencës.

Sipas ekspertit të  aviacionit Albion Idrizi, çdo avio kompani brenda zonës së përbashkët evropiane mund të operojë pa asnjë kufizim brenda territorit të Kosovës dhe në destinacione të ndryshme brenda kësaj zone. Për këto  sipas tij  nuk ka nevojë as leje por vetëm  kërkesa formale

 


Idrizi për aeroplanin në fjalë tha se është dashur t’i lejohet operimi  për shkak se avio kompania është brenda Bashkimit Evropian dhe  brenda zonës së përbashkët ajrore.

 

Sipas tyre kompania dhe BE kanë kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës por që nuk kanë marrë përgjigje.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video