Disa fakte interesante rreth Messit e Ronaldos

Disa fakte interesante rreth Messit e Ronaldos

Pa dyshim që bota e futbollit së bashku me tifozë, Lionel Messin e Cristiano Ronaldon i njeh si ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.

Dy yjet e kanë dëshmuar këtë gjë ndër vite, me sukseset e tyre personale dhe në ato ekipore, duke fituar shumë tituj me skuadrat e tyre, e edhe çmime si “Topin e Artë”, përcjell KosovaPress.

Përveçse kanë veçoritë e tyre të cilat i bëjnë të jenë në mesin e më të mirëve në histori, Messi dhe Ronaldo kanë edhe disa gjëra të përbashkëta, si në aspektin e futbollit, edhe në atë familjarë.

Disa nga gjërat që dy yjet e futbollit i kanë të përbashkëta:

Cristiano Ronaldo – 253 gola në 4 vjet (Sezonet: 2011, 2012, 2013, 2014)

Lionel Messi – 253 gola në 4 vjet (Sezonet: 2011, 2012, 2013, 2014)

Cristiano Ronaldo ka lindur 869 ditë para Lionel Messit


Biri i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr. u lind 869 ditë para Thiago Messit, birit të Lionel Messit

Biri i dytë i Ronaldos quhet Mateo

Biri i dytë i Messit quhet Mateo

Cristiano Ronaldo e fitoi titullin e parë me Portugalinë më 10 korrik, dhe nuk ka shënuar gol

Lionel Messi e fitoi titullin e parë me Argjentinën më 10 korrik, dhe nuk ka shënuar gol

Cristiano Ronaldo fitoi 1:0 kundër nikoqirit të Kampionatit Evropian (Francës)

Lionel Messi fitoi 1:0 kundër nikoqirit të Kupës së Amerikës (Brazilit)

Lexo edhe

Video