Dirigjenti Toshio Yanagisawa merr çmimin e lavdërimit
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dirigjenti kryesor i Orkestrës Filharmonike të Kosovës, Toshio Yanagisawa mori çmimin e lavdërimit. Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi kanë marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Yanagisaëa ka shërbyer si dirigjent permanent i orkestrës duke dirigjuar shumë programe të Kosovës, si dhe në disa paraqitje të orkestrës në disa vende të Evropës.

Lavdërimet e ministrit të Jashtëm janë çmim zyrtar i Qeverisë Japoneze për individët dhe grupet për arritjet e tyre të shquara në fushat ndërkombëtare në mënyrë që të njihet kontributi i tyre në nxitjen e miqësisë midis Japonisë dhe vendeve tjera.

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi tha se vizita e tij synon festimin e 15 viteve të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Toshio Yanagisawa mori postin e dirigjentit kryesor të Orkestrës Filharmonike të Kosovës në vitin 2007. Ai kujtoi 17 vitet si dirigjent në Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

Orkestra e Filharmonisë në Kosovë sot shënon 24-vjetorin e themelimit. Në hapje të sezonit 2024-2025, Filharmonia sonte do të mbajë koncertin me një program ambicioz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024