Dinamo Zagrebi synon befasi edhe kundër Milanit, ja formacionet e mundshme

Dinamo Zagrebi synon befasi edhe kundër Milanit, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes kampionit italian, AC Milan dhe gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e parë të zhvilluar, Dinamo Zagrebi befasoi gjigantin anglez, Chelsean, ku e mposhti si vendas me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Milani e hapi edicionin e ri të kësaj gare me barazim, ku ndeshja kundër RB Salzburgut përfundoi me rezultat 1:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2000, ku asokohe Milani regjistroi fitore me rezultat 3:0.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Milani nuk do të paraqiten Florenzi, Ibrahimovic, Krunic, Origi dhe Rebic, kurse Dinamo Zagrebi mungojnë Menalo dhe Sutalo.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud

Dinamo Zagreb (3-1-5-1): Livakovic; Ristovski, Sutalo, Peric; Misic; Moharrami, Ljubicic, Ademi, Ivanusec, Orsic; Petkovic

Lexo edhe

Video