Dinamo Zagrebi befason Chelsean, anglezët e nisin me humbje sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Dinamo Zagrebi befason Chelsean, anglezët e nisin me humbje sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Dinamo Zagrebit dhe asaj të Chelseat, ku gjiganti anglez e ka filluar me humbje edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Maksimir”, skuadra e Chelseat është mposhtur si mysafire nga Dinamo Zagrebi me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.


Golin e vetëm të kësaj përballjeje, dhe të tre pikëve për skuadrën kroate e shënoi sulmuesi Mislav Orsic, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi tani merr kreun e Grupit E, për dallim nga Chelsea që tani renditet në vendin e fundit.

Rezultati final, 1:0 në favor të Dinamo Zagrebit.

Lexo edhe

Video