Dimitrijeviq: Në veri qendrat e votimit u hapen në kohë, votohet me dokumente të vlefshme të Kosovës

Në veri të Mitrovicës të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë.

Kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për Mitrovicë të Veriut, Sllobodan Dimitrijeviq tha për KosovaPress se nuk ka pas probleme dhe se gjithçka ka shkuar mirë me hapjen e qendrave.


Ai ka treguar se qytetarët aty do të votojnë me dokumente të vlefshme të Kosovës.

“Po të gjitha vend votimet janë hapur me kohë, 7 qendra dhe 23 vend votime janë hapur në ora 7. Nuk kemi pas asnjë problem dhe votim ka filluar pa probleme. Natyrisht(votohet) me dokumente të vlefshme të Kosovës si dhe ma ato të cilave u ka skaduar afati para 6 muajve, duke pasur parasysh që ka pasur probleme teknike me dhënien e dokumenteve të rij, për këtë është marrë vendimi që çdo dokument të cilit i cili është me skadencë afati prej 6 muajve me të cilin mund të identifikoheni letërnjoftimi, leje e vozitjes, pasaporta mundeni me votuesve, nëse jeni në listën e votuesve natyrisht”, tregoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: