Gjykata Supreme më 30 shtator e ka pranuar kërkesën nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mendim juridik nëse 42 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, mund të gjykohen në mungesë. E për këtë çështje njohësit e sistemit të drejtësisë ndajnë mendime të ndryshme. Derisa ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi konsiderojnë se nuk ka asnjë mundësi ligjore të zhvillohet gjykimi në mungesë për të akuzuarit e Banjskës, që janë ende në arrati, është avokati, Florim Shefqet, i cili konsideron që nenet 3,4 dhe 5 të Kodit të Procedurës Penale, e mundësojnë këtë gjykim.
Nga Gjykata Supreme e Kosovës për KosovaPress, kanë bëtë të ditur se më 30 shtator kanë pranuar kërkesën nga Themelorja për mendimin juridik nëse mund të gjykohen në mungesë 42 të akuzuarit e sulmit në Banjskë, të cilët nuk janë siguruar për t’u sjell në bankën e të akuzuarve.Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani për KosovaPress, deklaron se nuk është krijuar asnjë kusht ligjor që instanca më e lartë gjyqësore të jap mendim juridik për rastin e sulmit terrorist në Banjskë.
Hasani thekson se nuk ka asnjë mënyrë që ligjërisht 42 të akuzuarit për rastin e Banjskës të gjykohen në mungesë.Shala nënvizon se edhe prokurori i rastit, Naim Abazi por edhe gjyqtari, Arben Hoti do të duhej ta kishin të qartë që për veprat që përfshihen në aktakuzë nuk lejohet gjykimi në mungesë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Njohësi i drejtësisë, Gzim Shala shprehet i bindur që 42 të akuzuarit për sulmin në Banjskë, nuk mund të gjykohen në mungesë.
Seanca e radhës për tre të akuzuarit për sulmin terrorit në Banjskë, do të mbahet më 9 tetor.