Digjet një veturë në Leposaviq

Digjet një veturë në Leposaviq

Një femër ka raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj. E njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.


Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq dhe në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit.

Po ashtu, është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti si zjarrvëne. Kurse, hetimet po vazhdojnë.

Lexo edhe

Video