Digjet një supermarket në Klinë

Digjet një supermarket në Klinë

Një supermarket është djegur në mëngjesin e sotëm në Klinë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka informuar se nuk ka persona të lënduar.

Ai ka bërë të ditur se po punohet për të lokalizuar zjarrin.


“Rreh orës 6:30 te mëngjesit te sotëm, Policia e Klinës është njoftuar nga sigurimi i objektit se objektin e qendrës tregtare, ETC, në Klinë e ka kapluar zjarri. Menjëherë Polica dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur ai.

Gashi ka shtuar se është kërkuar që të dalin në vendngjarje edhe njësitë e zjarrfikësve të Pejës, Istogut dhe Deçanit./KosovaPress

Lexo edhe

Video