Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnje

Digjen 3 automjete në një qendër tregtare në Lushnje

Tre automjete u përfshinë nga flakët në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare në lagjen “Çlirimi” në Lushnje.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:15, në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me iniciale N. K. Shkak për këtë dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.


Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Lexo edhe

Video

error: