Diellza Kukaj hyn fuqishëm në garën për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Diellza Kukaj hyn fuqishëm në garën për zgjedhjet e 9 shkurtit
13 orë më parë
Linku u kopjua

Diellza Kukaj, me numrin rendor 12 në listën e AAK-NISMA, ka nisur fuqishëm garën si kandidate për deputete për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke thënë se me përkushtim të plotë ka vendosur të bëhet pjesë e ndryshimit që Kosova ka nevojë nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo në mesazhin drejtuar qytetarëve të Kosovës ka shpalosur prioritetet e saja për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë, pa dallim.

“Nuk ka zhvillim pa përfshirje dhe asnjë pjesë e shoqërisë nuk mund të mbetet mënjanë. Ky është angazhimi im për t’u bërë zëri i të gjithë atyre që besojnë në një Kosovë të sigurt dhe të fuqishme ekonomikisht. Duke besuar fuqishëm në mundësitë që kemi, do të punoj me energjinë dhe pasionin e një brezi të ri që krijon mundësi për të rinjtë dhe fuqizon gratë, që janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme dhe garanci e zhvillimit të qëndrueshëm.

E ardhmja është e jona dhe ky është hapi i parë drejt suksesit! Bashkë me vizionin e Aleancës nën udhëheqjen e kryeministrit Haradinaj mund të ndërtojmë një Kosovë që ofron mundësi për të gjithë!

Numri im në zgjedhjet e shkurtit për Kosovën fituese është 12! Numri 12 është numri i mundësive, është numri i shpresës, është numri i Kosovës fituese.”

#AAK #KosovaFiton #Numri12 #PërGratëDheTëRinjtë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024