Dialogu Kosovë-Serbi, Stano: Javën e ardhshme takimi i kryenegociatorëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë javën e ardhshme në nivel të kryenegociatorëve, në Bruksel.

Ai ka thënë se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar nga ndërmjetësuesi i BE-së për të çuar përpara gjithçka, për të cilat palët janë  pajtuar në Ohër.

“Dua të them që dialogu vazhdon, dialogu si i tillë vazhdon dhe do të ketë takime të tjera të nivelit të lartë. Por, përsëri, ne i shpallim ato të përshtatshme në këtë fazë, dhe mund të ndaj me ju se javën e ardhshme do të jetë në Bruksel takimi i kryenegociatorëve të të dyja palëve, të cilët u ftuan nga ndërmjetësuesi i BE-së të vijnë në Bruksel për të çuar përpara gjithçka që u ra dakord në Ohër dhe të fillojë të bëjë hapat e parë drejt zbatimit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se janë të kënaqur të shohin se dialogu Kosovë-Serbi po bëhet i njohur në rajon.

Stano ka theksuar se po punojnë në drejtimin që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë në zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së arritur në Ohër.

Kryenegociator i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi është Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë, Petar Petkoviq.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/borrell-marreveshja-ne-oher-pjese-perberese-e-rruges-evropiane-per-kosoven-dhe-serbine/
https://kosovapress.com/admin/blinken-per-marreveshjen-ne-oher-permbushja-e-obligimeve-pershpejton-rrugen-drejt-be-se/
https://kosovapress.com/admin/aneksi-zbatues-i-marreveshjes-se-arritur-ne-mes-kurtit-dhe-vuciqit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024