Di Maio: Të shmangim eksodin masiv të refugjatëve drejt BE-së

Di Maio: Të shmangim eksodin masiv të refugjatëve drejt BE-së

​Qëllimi i Italisë dhe Bashkimit Evropian është të ndihmojnë popullin afgan dhe vendet fqinje atje, për të siguruar që ata të menaxhojnë së bashku, në nivel lokal, cilat janë flukset migratore dhe të cilat mund të bëhen një eksod masiv drejt Evropës, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Slloveni.

“Ne duhet të shmangim eksodin masiv dhe duhet ta bëjmë këtë duke mbështetur projektet e OKB-së dhe, gjithashtu, projektet e bashkëpunimit italian”, tha Di Maio, raporton ATSh.


Kryediplomati italian shtoi se Italia dëshiron të “konvertojë paratë e përdorura për stërvitjen e ushtrisë afgane në projekte për zhvillimin, në bashkëpunim me Pakistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe vendet e tjera në rajon “për të ndihmuar në menaxhimin e flukseve migratore nga Afganistani”.

“Këto vende nuk mund të lihen vetëm”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video