Di Maio: Italia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës

Di Maio: Italia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, gjatë një takimi sot me  kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, deklaroi se vendi i tij do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në rrugën e integrimit evropian, sundimin e ligjit, shtet-ndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian.

Di Maio tha se reformat e nisura në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për ndihmën me vaksina kundër COVID-19 në kuadër të programit COVAX dhe kërkoi që Italia ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta për udhëtim.


Kurti tha se të dyja shtetet mike duhet të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në shumë fusha dhe ftoi kompanitë italiane të zgjerojnë investimet nga Shqipëria në Kosovë.     

Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe procesin e ri të dialogut që, sipas bashkëbiseduesve, duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë. 

Ndryshe, në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.