Dhurohet donacion për Spitalin e Prizrenit, Kurti e Haskuka premtojnë mbështetje për stafin shëndetësorë

Komuna e Prizrenit i ka dhuruar Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit 450 pako me jastëkë, çarçafë e mbulesa të tjera të cilat janë mundësuar përmes diasporës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga kryeministri dhe njëherit lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për profesionistët shëndetësorë.

Ndërsa tha se kjo do mundësohet përmes rritjes ekonomik dhe mundësisë që buxheti i vitit të ardhshëm të Kosovës të jetë në përputhje me planin qeverisës.

“Nuk ka ngelur qytetar i Kosovës pa e kuptuar se sa i rëndësishëm jeni ju dhe puna juaj. Andaj edhe ne si Qeveri e Kosovës bashkë me kryetarin e Prizrenit Haskukën në javët muajt e vitet ne vijim do jemi pranë jush si asnjë Qeveri e Kosovës  e pasluftës por qe me rritjen ekonomike të cilën po e realizojmë në njërën anë dhe në anën tjetër me faktin që viti i ardhshëm është viti i parë që unë si kryeministër  Kosovës e shkruaj buxhetin e Kosovës në përputhje me programin e qeverisë do mund t’iu dalim zot në mënyrë që punën që ju e bëni e që ka ngel merak përshkak të defekteve dhe mangësive e bëni edhe më mirë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ky donacione është nga diaspora por po e dorëzon komuna dhe  përfshinë 450 jastëk e mbulesa dhe çarçafë.


Ai tha se mbështetja e komunës së Prizrenit nuk do mungoj për këtë spital.

“Sot është një donacion që Komuna e Prizrenit e ndërmjetëson por është nga diaspora, është me ndërmjetësimin e profesorit Martin Berisha. Janë diku 450 jastëk, mbulesa bashkë me çarçafë. E di që kjo është një nevojë nëpër spitale tona dhe falënderoj gjithë ata që janë mobilizuar për këtë donacion. Nuk është e para por nuk do të jetë as e fundit. Si komunë e Prizrenit do të jemi afër Spitalit Regjional të Prizrenit. Me këtë rast po du me shpreh falënderimin tonë për punë e juaj që keni bërë. Pandemia na tregoj se sa është i rëndësishëm sektori i shëndetësisë sa janë të rëndësishëm stafi shëndetësorë dhe në atë aspekt duhet të çmojmë punë e juaj dhe e kuptuam vlerën[…]puna juaj e përditshme, ballafaqimi me pandeminë na ka bërë krenar por edhe të sigurt që gjithmonë kur kemi nevojë ju do të jeni afër nesh”, tha Haskuka.

Drejtori i spitalit regjional të Prizrenit, Avdi Avdaj vizitën e Kurtit në këtë spital e ka quajtur mbështetje për profesionistët shëndetësor.

Ai tha se aktualisht në këtë spital nuk ka asnjë pacientë nga Kosova të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, por kanë 5 pacientë të spitalizuar nga Shqipëria.

“Shpreh falënderime të veçanta dhe mirënjohje për vizitën e kryeministrit të Kosovës ndërkohë që vëmendja e institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës është shumë dimesionale. Prandaj ardhja dhe vizita e kryeministrit në këtë periudhë është mbështetje në rend të parë për punën e menaxhmenetit të spitalit e mbi të gjitha për punën e punonjëseve shëndetësore, për menaxhimin global të pandemisë COVID-19”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tërë pasditen ka qëndruar në Prizren ku ka vizituar edhe shoqatën “ESNAF, dhe ata të zejtarëve dhe afaristëve të kësaj komune.

Lexo edhe

Video