Dhurohen gjysmë milioni artikuj për qytetarët

Dhurohen gjysmë milioni artikuj për qytetarët

Kompanitë afariste nga Peja, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group,  kanë bashkuar forcat për të dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera ndihmë për qytetarët në kohën kur vendi ynë po përballet me koronavirus.

Me moton “Afaristët pejanë për Kosovën”, nga sot fillon shpërndarja e pakove të cilat do të përmbajnë 300 tonelata miell “Finesa”, 33 paleta qumësht “Vita”, 33 paleta lëngje “Tango”.


Dhurimi i pakove ushqimore, vlera e të cilave është rreth 500 mijë euro, do të bëhet në vendbanimet e ndryshme të Kosovës, sipas një orari të caktuar, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë familje.

“Comodita” ia ka ofruar Qeverisë së Kosovës edhe sasinë prej 100 mijë maskave mbrojtëse, 1 mijë dyshekë dhe 5 mijë jastëkë, për nevojat e karantinave të përgatitura ose situatave të tjera emergjente.

 

Lexo edhe

error: