Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 12-vjeçares në Kamenicë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 12-vjeçares në Kamenicë

Për dhunimin e 12-vjeçares në Kamenicë për të cilën u raportua sot, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi atë.   

Sipas kërkesë për të cilën njofton Prokuroria Themelore në Gjilan nëpërmjet një komunikate për medie, ekziston dyshimi se M.J gjatë muajit tetor në Komunën e Kamenicës ka keqpërdorur seksualisht 12-vjeçaren.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare”, thuhet në komunikatën për medie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Për dhunimin e të miturës ka njoftuar këtë të mërkure Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh. Aty u tregua edhe se është arrestuar i dyshuari që dhunoi 12-vjeçaren.


“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi.

Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë pa mëshirshëm ndaj kriminelëve dhe personave që dhunshëm.

Për çka shton se nuk guxohet të lejohet që të ndodhin të tilla gjëra.

“Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: