Dhunë nga tifozët në Tiranë, ka të plagosur

Dhunë nga tifozët në Tiranë, ka të plagosur

Nuk kanë të ndalur incidentet në prag të ndeshjes së futbollit mes Romës dhe Feyenoord e vlefshme për finalen e Conference League.

Tifozët e Romës kanë dalë në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë dhe kanë nisur të godasin me sende të forta makinat që kalonin.


Deri tani raportohen disa të lënduar, ndërkohë që kanë ndërhyrë forcat e policisë, të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit të futbollit.

Më herët, ishin tifozët e Feyenoord që u përplasën me forcat e policisë, pasi marshuan në rrugë në tentativë për të shkuar te tifozët e Romës.

Ndërkohë që raportohet se përforcime për policinë po vijnë dhe nga Vlora./A2

Lexo edhe

Video