Dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tre personave

Dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tre personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, për shkak të dyshimit se kanë ushtruar dhunë në familje dhe kanë poseduar narkotikë.

“Njëra kërkesë është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.


Siç thuhet në njoftim, personi me inicialet A.A dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhuna në familje’’, nga neni 248 të KPRK-së.

“Kërkesa tjetër është paraqitur ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill 2020, në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej  39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria njofton se me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 269 të KPRK-së.

Lexo edhe

error: